Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mot me diell dhe reshje shiu gjatë javës në Kosovë

Mot me shi

Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i  Kosovës ka njoftuar se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike.

Sipas njoftimit, do të ketë vranësira dhe rreze dielli, por edhe reshjet nuk do të mungojnë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të
lëvizin ndërmjet 0-3 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të martën pritet mot i vranët dhe kryesisht me reshje shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Ndërkaq të mërkurën pritet mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës vende -vende parashihen të sjellin riga shiu, Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga jugperëndimi.

Të enjten do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende me riga të dobëta shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-14 gradë, ndërkaq do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme.

E premtja do të sjellë mot të vranët dhe me intervale me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit e lehtë deri mesatare

Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike dhe biometeorologjike do të jenë relativisht të mira.