Mot kryesisht me diell dhe shumë i ngrohtë pritet të mbajë të dielën në Kosovë.
“Meteo Kosova” ka njoftuar se temperaturat maksimale do të jenë më të lartat të shënuara deri më tani këtë vit.
Ato minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale prej 23 deri në 27 gradë Celsius.
Era do fryjë nga drejtimi i jugperëndimit dhe juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, prej 17-44 km/h.