Moti në javën e ardhshme pritet të jetë i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe vranësira. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshje lokale shiu me intestitet të dobët e deri mesatar priten kryesisht të martën, të mërkurën dhe vende-vende të premten.
Temperaturat pritet të pësojnë rënie graduale në mesjavë në veçanti ato minimale të cilat në disa vise mund të zbresin deri në 3 gradë celsius.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTemperaturat maksimale gjatë javës do të lëvizin kryesisht ndërmjet 15 dhe 23°C.
Të hënën pritet te jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale parashihet të lëvizin nga 7-11 gradë celisus, derisa maksimalja mund të arrijë deri në 23 gradë celsius.
Mot i ndryshueshëm pritet të jetë edhe të martë, intervale me diell por edhe vranësira të cilat vende-vende parashihet të sjellin edhe riga shiu të përcjella me shkarkime elektrike. Temperaturat pritet të lëvizin nga 6 deri në 20 gradë celsius.
Të mërkurën pritet mot me diell e vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të shoqërohen nga riga shiu. Temperaturat mund të lëvizin nga minimalja 4 gradë deri në 18 gradë celsius.
Mot me diell dhe pjesërisht i vranët pritet të jetë të enjten. Temperatura minimale parashihet të lëvizë nga 3 deri në 5 gradë celsius, derisa ajo maksimale nga 15 deri në 18 gradë celsius.
Edhe të premten parashihet mot i ndryshueshëm. Pritet të jetë kryesisht vranët me intervale me diell ndërsa vranësirat vende-vende parashihet të sjellin riga lokale shiu.
Temperaturat minimale pritet të sillën nga 5 deri në 7 gradë celisus, ndërsa maksimalja parashihet të arrijë deri në 20 gradë celisus.
Sipas IHMK-së, kushtet agrometeorologjike në përgjithësi paraqiten të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore, sidomos për perimet pranverore, drithërat dhe pemëtarinë. Fermerëve u rekomandohet të kenë kujdes gjatë trajtimeve me preparate mbrojtëse, duke i realizuar ato në intervalet pa reshje dhe me erëra të dobëta.