Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, iu ka kërkuar partive politike që të mos bëjnë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Zgjedhjet parlamentare që u mban të dielën ai i cilësoi “fitore për Kosovën”, derisa tha se ai e kundërshton VV-në “sepse ajo e sheh shtetin si pronë dhe qytetarin si mjet”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMolliqaj tha se propaganda “ende mban peshë përballë zbrazëtisë ideologjike”.
“Kjo është një fitore për Kosovën! Opozita nuk duhet, me asnjë kusht, të bëjë koalicion me VETËVENDOSJE. 40% nuk është megjithatë dështim, është një paralajmërim se propaganda ende mban peshë përballë zbrazëtisë ideologjike. Ne e kundërshtojmë VV-në sepse ajo e sheh shtetin si pronë dhe qytetarin si mjet. Demokracia nuk rrezikohet vetëm nga ata që sundojnë, por edhe nga ata që nuk kanë asgjë për t’i kundërvënë. Urime të gjithëve!”, ka shkruar ai.