Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mjekët paralajmërojnë valë të re infektimesh

Vetëm katër persona më sëmundjen COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive të QKUK-së, në ditën e fundit të vitit. Ndërkohë, në 24 orët e fundit, janë regjistruar 42 raste të infektimit me koronavirus. Pavarësisht gjendjes së qetë me pandeminë, drejtori i SHSKUK-së ka apeluar që qytetarët të shmangin grumbullimet, meqë, sipas tij, në javët e para të janarit mund të përballemi me valë të re të infektimeve

Edhe në ditën e fundit të vitit 2021, në Klinikën Infektive po vazhdon trajtimi i pacientëve me COVID-19.

Aty janë shtruar vetëm 4 pacientë të konfirmuar me këtë sëmundje. E në dy muajt e fundit kjo shifër nuk është që lëviz aq shumë, për shkak të situatës së qetë që pati Kosova.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Megjithatë, ata që u përballën më së shumti me pandeminë në 12 muajt e këtij viti presin që në javët e para të janarit vendi të përballet edhe me një valë të re infektimesh, si shkak i variantit Omicron.

“Ajo që kemi mësuar nga valët e kaluara, as Kosova s’i ka shpëtuar asnjë vale”, ka thënë Valbon Krasniqi, drejtor i SHSKUK-së.

Krasniqi, teksa bën thirrje që të gjithë qytetarët të vaksinohen e t’i respektojnë masat, thotë se me gjithë pandeminë ata u kujdesën që të ofrojnë edhe shërbime të tjera.

Mosrespektimi i masave kundër COVID-19 e grumbullimet e shpeshta gjatë muajve të verës Kosovën e vendosën disa herë në listën e kuqe, për shkak të numrit të madh të infektimeve me COVID-19.