Kuvendi Komunal i Prishtinës gjatë një mbledhje maratonike ka miratuar të hënën Planin rregullues të lagjes “Kalabria”.
Këtë votim, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama e ka quajtur ditë të madhe për “Kalabrinë” e Kryeqytetin.
“Ditë e madhe për Kalabrinë e Kryeqytetin. Uroj qytetarët e Lagjes Kalabria dhe të gjithë Kryeqytetit për miratimin e Planit të Rregullativ të Lagjes Kalabria. Vazhdojmë tutje me transformimin e Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.
Banorët e lagjes “Kalabria” në Prishtinë, gjatë protestës së mbajtur sot para Komunës së Prishtinës kanë kërkuar që koeficienti i lagjes nga 1.5 të bëhet në 2.4 në mënyrë që të ketë një barazi për të gjitha pronat publike dhe private në Kalabri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë seancën e kaluar të mbajtur në Kuvendin Komunal të Prishtinës, i pari i kryeqytetit Përparim Rama, ka premtuar që koeficienti të rritet në 2.4, por pas premtimeve të tij ai është shprehur që koeficienti në pjesën e Stacionit të Autobusëve në këtë lagje të bëhet 7.0, ndërsa një pjesë tjetër të mbetet 1.5, koeficient të cilin nuk po e pranojnë banorët e kësaj lagjeje.