Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ka filluar punimet për pastrimin e dheut në Autostradën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë–Prizren dhe e ka akuzuar Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), për siç ka thënë, zvarritje të panevojshme të realizimit të projektit për sanimin e skarpateve, për të cilin thuhet se kontrata është dhënë më 10 prill 2026.
Në një komunikatë për Media Ministria ka thënë se për shkak të ankesave, ky projekt po mbahet në OSHP, siç theksohet, përtej çdo afati të arsyeshëm.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Sikur OSHP-ja të ishte më efikase dhe të mos kishte zvarritje të panevojshme, sot projekti i sanimit do të ishte duke u realizuar, ndërsa qytetarët nuk do të përballeshin me dhe e rrëshqitje në rrugë. Autoudha po pastrohet nga rrëshqitjet e dheut, dhe qytetarët i falënderojmë për mirëkuptimin dhe durimin e treguar për këto vonesa të shkaktuara, pa fajin tonë”, thuhet në njoftim.