65 deri në 70 për qind të kërkesave për furnizim me miell Kosova po arrin t’i realizojë përmes prodhimit në vend.
Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Besian Mustafa, në një konferencë për media ka thënë se vendi nuk pritet të përballet me mungesë të nevojave elementare të ushqimit, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërsa kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi, tha se bazuar në të dhënat e Doganës, në Kosovë në 5 ditët e fundit janë importuar më shumë se 2 milionë kilogramë grurë.
Ministria e Bujqësisë këtë të hënë ka ndërmarrë një sërë lehtësirash në formë subvencioni për të rritur prodhimin vendor në këtë kohë emergjence.
Deri më tani Ministria e Bujqësisë ka realizuar mbi 2 milionë euro pagesa për përfituesit e granteve dhe subvencioneve.
Ndërsa ka shtyrë përkohësisht afatet për zbatimin e projekteve përfituese të grandeve të vitit 2019 në mënyrë që bujqit të mos ndëshkohen.