Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ministri Zemaj në Mitrovicë, nuk e pret askush nga zyrtarët komunalë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj po vazhdon vizitat nëpër spitalet e Kosovës. Sot ka zgjedhur të vizitojë atë të Mitrovicës, por atë nuk e ka pritur askush nga krerët e kësaj komune.

Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasnaj dhe nënkryetari i Komunës së Mitrovicës, Faruk Mujka kanë thënë se nuk janë të njoftuar për viziten e ministrit Zemaj.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mitrovica e Jugut udhëhiqet nga Agim Bahtiri i VV-së.

Në orën 15.00, ministri Zemaj së bashku me krerë të tjerë shëndetësorë do të mbajnë konferencë pë media, ku do të zbulojnë edhe rastet e fundit me COVID-19 në Kosovë.