Është lansuar dokumenti mbi modalitetet e llogaridhënies duke përfshirë vettingun në sistemin e drejtësisë në Kosovë, me ç'rast u tha se deri në fund të dhjetorit do të vendoset edhe lloji i modalitetit që do të zbatohet.
Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se sot “po kurorëzojnë një punë të shkëlqyer që është bërë me një dokument përmbajtjesor”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne mendojmë dhe jemi të bindur që me këtë dokument me modalitetin që do të zgjedhim, jemi të sigurt dhe jemi të bindur se po ju vjen fundi dembelave që janë brenda sistemit të drejtësisë dhe të korruptuarve brenda këtij sistemi. Jemi të bindur se me këtë modalitet që do të zgjedhim ne do të ndërtojmë besimin e njerëzve në Kosovë ndaj pushtetit të drejtësisë. Dhe, kur të kemi besimin e ndërkombëtarëve, jemi të sigurt se vizat do t'i marrim më shpejt”, tha ai.
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, tha se do të jetë një projekt gjithëpërfshirës për shkak se është i rëndësishëm implementimi i tij, raporton KP.
Ai tha se vettingu duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe jo politik, teksa shtoi se ka një dakordancë brenda koalicionit qeverisës që ky proces të ecë. Ai tha se këtë muaj do të vendosin për llojin e vendimmarrjes që do të zgjedhin.