Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Minatorët e “Trepçës” i kthehen grevës

Foto: Koha / ilustrim

Më shumë se 1.000 minatorë të ndërmarrjes “Trepça”, të martën (sot) do t’i kthehen grevës, të cilën e kishin pezulluar tri ditë më parë, me arsyetimin se Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik nuk u janë përgjigjur kërkesave të tyre, të bëra të ditura që në korrik të vitit të kaluar.

Qeveria u kishte premtuar minatorëve se kërkesat do të përmbushen brenda tre muajve, shkruan Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Greva e minatorëve ka filluar në korrik për t’u ndërprerë me një marrëveshje mes Sindikatës dhe MZHE-së, e cila kishte mbetur vetëm në letër. Pikat e parapara në të nuk janë përmbushur nga ana e Qeverisë.

Shkaku i saj, rreth 6 muaj pas arritjes së kësaj marrëveshjeje, minatorët kanë vendosur që të hyjnë sërish në grevë - e ndërprerë gjatë vikendit që lamë pas, për të vazhduar të martën... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)