Minatorët e minierës së Kishnicës dhe të Artanës kanë hyrë në grevë.
Minatorët kanë thënë për KOHËN se ende nuk i kanë marrë pagat e muajit prill.
Greva e kësaj jave është përsëritje e disa grevave të muajve të fundit. Të gjitha për vonesat në pagesa dhe kushtet të rënda të punës.
KOHA javë më parë raportoi se nga ndërmarrja “Trepça” punëtorëve nuk u janë paguar kontributet në trust qe disa vjet.