Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, ka thënë se pas vrasjes së një gruaje pranë objektit të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, duhet të pasojnë dorëheqjet.
“Edhe një grua vritet në mes të ditës në institucion shtetëror. Në një shtet normal dorëheqjet si akt moral do të pasonin sot. Jo arsyetime koti, jo sqarime, por dorëheqje”, ka shkruar ai në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë 21-vjeçare u vra para objektit të QPS-së në Ferizaj. Siç kanë konfirmuar autoritetet, i dyshuar është ish-partneri i saj. Të dy ishin takuar në QPS, gjatë kohës kur gruaja kishte dërguar fëmijën për ta takuar babanë.
Si pasojë e të shtënave është plagosur edhe vëllai i mitur i viktimës. Policia ka arrestuar 36-vjeçarin e dyshuar.