Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Miftaraj: E pakuptimtë sesi lënda “Dehari” është ende në Prizren

Rasti “Dehari” duhet t’i merret Prokurorisë Themelore në Prizren, dhe një gjë të tillë mund ta bëjë vetëm Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë hulumtuesi i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj.

Sipas Miftarajt, Kryeprokurori i Shtetit i ka në dispozicion dy rrugë ligjore që këtë lëndë ta transferojë për hetim të mëtutjeshëm në Prokurorinë Speciale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se i gjithë zinxhiri që ka marrë pjesë në një mënyrë apo tjetër në hetimin e këtij rastit kanë imunitet dhe nuk mund të ndiqen, përveç nëse do të mund të vërtetohet se veprimet e tyre janë shkelje e detyrave zyrtare e që hyjnë në fushën penale.

Sipas Miftarajt, prokurori i rastit, Metush Biraj, nuk duhet të konsiderohet “fajtori” i vetëm për mostrajtim adekuat të kësaj lënde, por të gjitha hallkat e sistemit prokurorial. Në këtë drejtim, sipas tij, kjo lëndë jo që nuk mund t’i besohet vetëm Birajt, por as Prokurorisë Themelore në Prizren. Miftaraj ka thënë se kjo prokurori nuk ka resurse profesionale dhe mundësi që këtë lëndë ta trajtojë me profesionalizëm.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)