Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka marrë sot një telegram urimi nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ajo thotë se Kosovën e presin sfida të mëdha, porse ka mbështetjen e Gjermanisë në këtë rrugëtim.
“I nderuari Kryeministër. Ju përgëzoj për zgjedhjen tuaj. Ju dhe Qeveria juaj keni sfida të mëdha përpara, veçanërisht përballja me pandeminë COVID-19, reformat kushtetuese dhe dialogu me Serbinë për normalizim, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Qeveria federale mbetet e gatshme ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj dhe të punojë për t’i kuptuar vendet e Ballkanit Perëndimor. Mezi pres të punoj me ju. Ju uroj sukses dhe mbarësi në detyrat para jush”, thuhet në letrën e Merkelit.