Arbëri

Mërgimtarëve u bëhet thirrje që nesër të shmangin rrugën kah Kastrati i Kurshumlisë

Diaspora

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë thirrje që mërgimtarët dhe qytetarët që do të shfrytëzojnë rrugën kah Serbia të mërkurën (24 dhjetor) të gjejnë një rrugë tjetër për shkak të një proteste të paralajmëruar në fshatin Kastrat të Kurshumlisë.

Protesta pritet të nisë nga ora 11:50 deri në orën 15:50.

“Duke u bazuar në burimet e hapura-mediat online, më datë, 24 Dhjetor 2025, është paralajmëruar bllokadë e rrugës, nga banorët lokal në segmentin rrugor, në fshatin Kastrat të Kurshumlisë (SRB), nga ora 11.50 deri në ora 15.50. Ju inkurajojmë, që të shfrytëzoni rrugë tjera, me qëllim të evitimit të pengesave në rrugë”, thuhet në njoftim. “Për çdo informatë shtesë, ju lutem kontaktoni📞 në numrat e QKMK-së +38345198000, +38345198606 dhe 080050095”.

Sipas të dhënave nga Ministria e Punëve të Brendshme, aktualisht nuk ka kolona të gjata në pikat kufitare në hyrje të Kosovës.