Mërgimtarë të shumtë i janë përgjigjur thirrjes së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për të ndihmuar me mjete financiare për tejkalim të situatës me koronavirus. Në faqen #meKryeministrin në rrjetin social Facebook janë postuar dëshmi të shumta të dërgesave nga bashkatdhetarët nga vende të ndryshme të botës.
“Unë si qytetar i Kosovës me banim në Finlandë iu përgjigja thirrjes së kryeministrit Kurti, përgjigju edhe ti me aq sa ke mundësi. Të tjerët para nesh e dhanë edhe jetën për Kosovën, ne nuk duhet të hezitojmë me e hap kuletën! Marre është me vjedh, jo me lyp!”, shkruante njëri nga mërgimtarët në këtë grup. Postimit ia ka bashkëngjitur edhe dëshminë e dërgesës. Të tilla ka pasur me dhjetëra në këtë faqe të Facebookut, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë ditë më parë kryeministri në detyrë, Albin Kurti, përmes një videomesazhi ka kërkuar nga diaspora që të ndihmojnë në përballje me COVID-19.
“Fondin Rezervë të paraparë vetëm për raste urgjente e kemi gjetur të zbrazur, ndërsa deficiti tregtar është rritur, e prodhimi vendor është i ulët. Në këtë kohë kur shtetet po izolohen, e ardhmja e Kosovës është e pasigurt e me mungesa të shumta. Me stafin mjekësor po e bëjmë të pamundur që të menaxhojmë parandalimin e përhapjes së virusit korona, mirëpo na duhet edhe ndihma juaj”, ka thënë Kurti.
Ka bërë thirrje që të bëhen pjesë e solidaritetit dhe të ndihmojnë në këtë luftë. “Qeveria jonë ka hapur një xhirollogari të posaçme dedikuar menaxhimit të pandemisë”, ka thënë ai.
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatorët do t’i kenë kapacitetet më të limituara.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në Koha Ditore. Klikoni këtu për t’u regjistruar falas.