Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mërgimtarët e bizneset në Suharekë u dalin në ndihmë banorëve

Rreth 70 mijë euro është vlera që disa prej qytetarëve të Komunës së Suharekës, kanë përfituar nga fondi i themeluar nga mërgimtarët dhe bizneset.

Ky fond, që u krijua me iniciativë të disa individëve nga kjo komunë, ka shërbyer për t’i ndihmuar familjet në nevojë të Komunës së Suharekës gjatë kohës së pandemisë, duke filluar nga muaji mars.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kryetari i Komunës thotë se ka mirëpritur këtë iniciativë ani pse edhe komuna ka ndarë para për të ndihmuar familjet në nevojë gjatë kësaj kohe.

Derisa në këtë komunë nga gjithsej 71 të infektuar, janë vetëm 19 raste aktive me COVID-19.

Sipas të parit të Komunës, qytetarët janë duke respektuar masat e Qeverisë dhe rekomandimet e institucioneve shëndetësore, ani pse sipas tij, vendimet e fundit nga ana e nivelit qendror janë të paqarta.

E sipas qytetarëve, në këtë komunë, masat e institucioneve për të ndaluar përhapjen e pandemisë, duhet të jenë edhe më të rrepta.

Komuna e Suharekës ka rreth 90 mijë banorë, derisa prej tyre rreth 30 mijë jetojnë në diasporë.