Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Mendo sot, për një të ardhme të shëndetshme”, aksioni që pastroi hapësirat përreth Batllavës

Organizata joqeveritare Sundimi i Demokracisë në Kosovës (SDK) ka mobilizuar të rinjtë për pastrimin e hapësirave përreth liqenit të Batllavës.

Aksioni me moton “Mendo sot, për një të ardhme të shëndetshme” ka për qëllim të rrisë vetëdijen qytetare për qasje miqësore ndaj mjedisit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo
Image

“Meqenëse kjo është një ndër zonat mjaft atraktive si zonë rurale, vizitohet mjaft shumë edhe nga vizitorë të jashtëm. Rrjedhimisht, në këtë zonë vazhdon të zhvillohet turizmi, por jo duke qenë në harmoni me parimet e ruajtjes së mjedisit. Në vazhdimësi ka mbeturina që krijohen si rezultat i numrit të madh të vizitorëve. Si rrjedhojë e kësaj gjendjeje, SDK përmes mobilizimit të të rinjve, në aksionin e pastrimit, si një veprim simbolik ka pasur për qëllim për të nxitur veprimin dhe vetëdijen qytetare për qasje më miqësore ndaj mjedisit”, ka thënë Rexhep Zeka nga kjo organizatë.

SDK-ja ka bërë thirrje që të gjithë qytetarët të jenë çdo herë aktivë në iniciativa të tilla, që përçojnë mesazhin për ruajtjen e mjedisit dhe promovojnë qasjen miqësore ndaj mjedisit.