Arbëri

Mehmeti: Zgjidhja për grevat është nivelimi apo zvogëlimi i koeficienteve të pozitave politike

Foto: Driton Paçarada

Rritja e koeficienteve të pagës për pozita të ndryshme në sektorin publik do të krijonte pasoja të mëdha buxhetore.

Ajo që mund të bëhet në kohën kur Projektligji për paga është në procedurë, sipas Jeton Mehmetit, është nivelimi apo zvogëlimi i koeficienteve të pozitave politike në mënyrë që të zvogëlohet hendeku mes të hyrave të zyrtarëve politikë dhe kategorive të tjera që paguhen nga buxheti i shtetit, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mehmeti është drejtor i Hulumtimeve në Institutin GAP, i cili merret me analizimin e politikave ekonomike, zhvillimore, sociale dhe politike në Kosovë, hulumtim dhe dhënie të rekomandimeve në këto drejtime.

Në intervistën për “E diela me Kohën Ditore”, lidhur me pakënaqësitë sociale dhe grevat që janë duke u mbajtur dhe ato të paralajmëruara, Mehmeti ka thënë se edhe nëse kjo Qeveri ka tentuar të bëjë “blerje të paqes sociale”, këtë e ka bërë në mënyrë selektive. Kjo pasi, siç ka thënë, kategoritë sociale që kanë qenë më të zhurmshme dhe më këmbëngulëse në kërkesat e tyre, Qeveria i ka qetësuar, duke ua pranuar kërkesat e tyre.

Qeveritë, sipas tij, nuk kanë nevojë që të blejnë paqe sociale, por ta krijojnë atë duke drejtuar shpenzimet buxhetore në politika të mirëqenies sociale.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)