Kryetari i Komisionit të Pavarur të Mediave, Jeton Mehmeti, ka thënë se vetëm brenda një viti kanë pranuar rreth 300 ankesa të qytetarëve për shkelje të marrëveshjes nga operatori i shpërndarjes.
Të martën në “Interaktiv” të KTV-së, Mehmeti ka thënë se me rregulloren e re që mbron konsumatorët e operatorëve të shpërndarjes, qytetarët mund të shkëpusin kontratën në rast se mashtrohen.
“Kjo rregullore e re nënkupton se qytetari tani e tutje në momentin që e sheh se kushtet për të cilat ka nënshkruar janë ndryshuar, ka të drejtë të ndërprerjes së kontratës, nëse është mashtruar ka të drejtën e kompensimit. Në të kaluarën qytetari ka mundur të pyes shkurtazi kur e ka blerë pakon nëse janë disa kanale të caktuara apo ligat sportive dhe mbase aty për përgjigja ka qenë pozitive, por nuk është njoftuar se pas një muaji apo më shumë do t’i përfundojë e drejta operatorit të shpërndarjes. Këtë tentojmë ta evitojmë. Këtë vit e kemi dëshmuar se kur qytetari bën ankesë, ajo ankesë duhet të trajtohet. Rreth 300 ankesa të tilla i kemi analizuar e trajtuar dhe kemi gjetur se aty ka pasur shkelje në kuptimin e mosnjoftimin e qytetarit për ato kanale televizive që janë larguar pa informimin e tyre”, ka thënë ai.
Mehmeti ka thënë se me rregulloren e re, konsumatorët do të njoftohen për kanalet që do të përfundojnë brenda periudhës për të cilën nënshkruan.
-
Mbi 1.500 ankesa të konsumatorëve në gjashtë muaj, shumica për energjinë elektrike
-
Hapet aplikimi për ankesa për ata që s’i morën 100 eurot
-
"Pretendime të pabazuara", Kushtetuesja e shpall të papranueshme kërkesën e KPM-së për Rregulloren e Punës
-
IKD: Gjobat e KPM-së për shkeljet e medieve janë të kundërligjshme
-
AGK-ja pas dënimeve të KPM-së ndaj mediave: Vërtetim se ky institucion është kapur nga VV-ja