Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, ka thënë të premten se po gjejnë vazhdimisht sasi droge në çantat e nxënësve dhe njerëzve që sillen rreth shkollave.
Këtë deklaratë Mehmeti e ka bërë gjatë raportimit para Komisionit Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes të Kuvendit të Kosovës, teksa ka treguar se te një nxënës i klasës së tetë kanë gjetur edhe revole.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMehmeti nuk ka dhënë informacione se cilës shkollë i takonte nxënësi që i gjetur revolja.
“Jemi duke bërë kontrolle policore nëpër shkolla dhe jemi duke gjetur sasi të vogla të drogës nëpër çanta të nxënësve dhe të njerëzve që sillen rreth shkollave. Tek nxënësi i klasës së tetë kemi gjetur revole”, ka thënë Mehmeti.