Sot është planifikuar të vazhdojë shqyrtimi kryesor në rastin e gjykimit për akuzat për keqpërdorim me fondin 3 për qind.
Gjykimi ka filluar të mbahet me vonesë për 20 minuta për shkak se prokurori i rastit është vonuar, raporton Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë akuzuarit në këtë rast janë ish-deputeti i LDK-së, Naser Osmani dhe Atdhe Gashi të cilët janë të pranishëm në sallë. Edhe gjyqtarja e rastit është e pranishme në seancë.
Në këtë aktakuzë është i përfshirë edhe ish-kryeministri në ekzil, Bujar Bukoshi. Megjithatë lënda ndaj Bukoshit është veçuar për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Në gjykim nuk ka ardhur eksperti financiar, Riza Blakaj, i cili ishte planifikuar të japë dëshminë e tij.