Është mbyllur për publikun seanca gjyqësore në rastin “Toka”, ku një nga protagonistët kryesor është ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla, raporton Koha Ditore.
Seanca pritet të fillojë për disa minuta në Gjykatën Themelore në Gjilan për shkak se Pallati i Drejtësisë në Prishtinë nuk ka kushte teknike për të intervistuar dëshmitarët përmes video-linkut në rastet kur në një proces gjyqësor ku ka shumë të akuzuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoIdentiteti i dëshmitarit është i ditur për palët, por kryetari i trupit gjykues, Beqir Kalludra i ka thënë ‘Kohës’ se në hapje të seancës do të nxjerrë aktvendim për mbylljen e procesit për shkak të rrethanave që sipas tij i përcakton Kodi i Procedurës Penale.