Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbyllen dy lokale gastronomike në veri, bënë shkelje sanitare

Komuna e Mitrovicës Veriore

Komuna e Mitrovicës Veriore njoftoi se me mbështetjen e inspektoratit sanitar të Ministrisë së Shëndetësisë ua kanë pezulluar përkohësisht punën dy objekteve, për shkelje sanitare.

Komuna shkroi në Facebook se kanë kryer kontroll në disa objekte gastronomike, ku një pjesë të bizneseve iu kërkuan të dorëzojnë dëshmi për përmbushje të kushteve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Inspektorati vazhdon paralelisht lirimin e hapësirave publike, duke përmirësuar rendin urban dhe sigurinë e këmbësorëve. Falënderojmë qytetarët për bashkëpunimin dhe mbështetjen. Ftojmë shfrytëzuesit e hapësirave publike të pajisen me lejet e nevojshme pranë Drejtorisë së Urbanizmit”, thuhet në njoftimin e Komunës në Facebook.

Komuna ka publikuar edhe imazhi të ushqimeve që po mbaheshin në këto dy objekte gastronomike.