Mbledhja e Qeverisë së Kosovës ka nisur me një minutë heshtje në nderim të viktimave që humbën jetën në aksidentin në Bullgari.
Kryeministri Albin Kurti, shprehu ngushëllime për Maqedoninë e Veriut dhe të gjithë shqiptarët.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kosova bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut dhe gjithë shqiptarët. Shpreh ngushëllime për këtë fatkeqësi”, tha ai.
Në mbledhje, Ekzekutivi miratoi vendimin për ndryshimin e agjendës legjislative të Qeverisë për vitin 2021.
Ndërkohë, mbledhja është duke vazhduar me 33 pika në rend të ditës.