Pika kufitare në Jarinjë, tashmë është më e ngarkuara nga të gjitha pikat e tjera në Kosovë. Aktualisht, në këtë pikë kufitare, pritjet janë deri në dy orë për të dalë nga Kosova ndërsa kolona e veturave është një kilometër e gjysmë.
Pritje në këtë pikë kufitare ka edhe për të hyrë në Kosovë. Deri në një orë e gjysmë janë pritjet për hyrje ndërsa kolona e veturave një kilometër.
Gjatë gjithë ditës pika kufitare më e ngarkuara ka qenë Merdar por në përditësimin e fundit nga Qendra për Menaxhimin Kufitar, figuron se pritjet janë deri në një orë e 10 minuta ndërsa kolona 500 metra.
Pritje deri në 40 minuta ka në pikën kufitare Dheu i Bardhë ndërsa kolona e veturave është 300 metra.
Në pikat tjera kufitare vazhdon të jetë lirshëm për qarkullim. Pritja më e gjatë është deri në 10 minuta.
Pritjet në pikën kufitare Merdar deri në dy orë
(Lajm i përditësuar 17:50) - Pika kufitare Merdar vazhdon të jetë me ngarkuara për dalje nga Kosova. Aktualisht pritja në këtë pikë kufitare sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar është deri në dy orë. Kolona e veturave në këtë pikë kufitare është deri në 700 metra.
Pikë tjetër më e ngarkuar është edhe Jarinja. Atje pritja për të dalë nga Kosova është deri në një orë e gjysmë, ndërsa kolona e veturave është deri në 1km, më e gjatë se në Merdar. Në pikën kufitare Jarinje, pritje figuron se ka edhe për të hyrë në Kosovë. Pritja është deri në 30 minuta ndërsa kolona e veturave është deri në 250 metra.
E ngarkuar për të hyrë në Kosovë është edhe pika kufitare Dheu i Bardhë. Për të hyrë në Kosovë aktualisht ka pritje deri në gjysmë ore ndërsa për të dalë nga Kosova në këtë pikë kufitare është deri në 20 minuta. Kolona në hyrje është 200 metra ndërsa në dalje 100 metra.
Në pikat tjera kufitare vazhdon të jetë lirshëm për qarkullim. Pritja më e gjatë është deri në 10-15 minuta.
Vazhdojnë kolonat në kufi për dalje nga Kosova, më i ngarkuari Merdari
Disa nga pikat kufitare vazhdojnë të jenë më të ngarkuara për dalje nga Kosova. Më e ngarkuara mbetet pika kufitare Merdar. Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, pritjet në këtë pikë janë deri në gati dy orë dhe kolona me vetura është deri në 1 kilometër.
Edhe pika tjetër Jarinje është e ngarkuar. Pritja në këtë pikë është deri në 50 minuta ndërsa gjatësia e kolonës deri në 300 metra.
Më pak e ngarkuar është pika kufitare Dheu i Bardhë. Atje pritja për të dalë nga Kosova është deri në 25 minuta dhe deri në 200 metra kolona e veturave.
Në pikat tjera kufitare vazhdon të jetë më lirshëm për qarkullim. Pritja më e gjatë është deri në 10-15 minuta.
Mbi një orë e gjysmë pritje në Merdar për të dalë nga Kosova
Pritje të gjata për të dalë nga Kosova ka në disa pika kufitare.
Sipas të dhënave të përditësuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, më e ngarkuar është pikëkalimi në Merdar ku pritjet shkojnë deri në 90 minuta.
Pas tij është edhe Dheu i Bardhë me 50 minuta pritje. Pikëkalimet tjera kanë më pak kolona.
Ndërkaq për të hyrë në Kosovë nuk ka pritje.