Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 99% të vendvotimeve të procesuara, sot nis numërimi i votave të kandidatëve për deputetë

zgjedhjet 2025

Foto: Driton Paçarada

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se sot (e martë) nis procesi i numërimit të votave të kandidatëve për deputetë.

KQZ-ja njoftuar se gjatë këtij procesi do të bëhet verifikimi i rezultateve të subjekteve politike, ashtu siç parashihet me Rregulloren Zgjedhore të KQZ-së për Qendrat Komunale të Numërimit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ky institucion ka njoftuar se pas përfundimit të këtyre procedurave do të bëhet numërimi i votave nga diaspora, i votave me kusht, i personave me aftësi të kufizuara si dhe i aspekteve të tjera.

Deri më tani KQZ-ja ka numëruar votat në 99.17 për qind të vendvotimeve. Nga 2533 vendvotimeve, janë procesuar 2512 vendvotimeve. 

Sipas rezultateve aktuale preliminare të KQZ-së kryeson Lëvizja Vetëvendosje me 40.83 për qind të votave, pasuar nga PDK-ja me 22.15 për qind dhe LDK-ja me 17.59 për qind. 

Koalicioni AAK-Nisma-Konservatorët-Intelektualët gjendet në vendin e katërt me 7.47 për qind të votave.

Lista Serbe ka marrë 4.43 për qind të votave e Koalicioni për Familjen 2.26 për qind.

Në rezultatet preliminare të KQZ-së nuk janë përfshirë votat me kusht, ato të personave me aftësi të kufizuara dhe votat e mërgatës.