Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mbi 374 mijë persona hynë në Kosovë për 1 javë

jhjj

Ilustrim

Mbi 374 mijë persona kanë hyrë në Kosovë përgjatë shtatë ditëve përmes rrugëve tokësore e ajrore. Të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë një fluks më të shtuar të personave krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Të dhënat e Policisë, bazuar në ato nga Sistemi i Menaxhimit të Integruar, tregojnë se 374 mijë e 864 persona kanë hyrë në Kosovë nga data 15 dhjetor deri më 21 dhjetor.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

E, fluks më të madh në hyrje ka pasur të premten, të shtunën dhe të dielën – gjithsel 213 mijë e 751 persona me 19, 20 dhe 21 dhjetor. Më së shumti janë regjistruar të dielën, 93,458 hyrje.

Në sezonin e verës e gjatë festave, sidomos ato të fundvitit, në Kosovë krijohet fluks i mërgimtarëve. Këtë fundvit do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme, më 28 dhjetor, gjë që mund të ketë ndikuar në rritjen e numrit të hyrjeve.

Në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin regjistruar 312,456 hyrje.