Arbëri

Mbi 30 vatra zjarri ende aktive në Kosovë, situatë më e rëndë në Klinë

Zjarri ne Golesh

Foto: Arkiv

Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka njoftuar se nga ora 14:00 deri në orën 20:00 janë raportuar gjithsej 80 vatra zjarri në Kosovë, ndërsa prej tyre ende aktive janë 35 e janë lokalizuar 45 tjera. 

Sipas AME-së situata më e vështirë paraqitet në Klinë, më saktësisht në fshatrat Siqevë dhe Resnik.

“Fatmirësisht, deri më tani nuk është raportuar për viktima apo persona të lënduar. Situata po menaxhohet nga AME dhe Njësitë e Zjarrfikësve  me të gjitha kapacitetet në dispozicion. U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr dhe të raportojnë menjëherë çdo vatër të dyshimtë në numrat emergjentë 112, 193 ose 192. Agjencia, në bashkëpunim me Njësitë e Zjarrfikësve dhe Policinë e Kosovës, mbetet në gatishmëri të plotë. Agjencia falënderon zjarrfikësit për përkushtimin e tyre të palodhshëm, Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për mbështetjen, si dhe qytetarët për bashkëpunimin”, ka njoftuar AME-ja.