85 deputetë të legjislaturës së 10-të janë deklaruar para Kuvendit të Kosovës se nuk kanë të hyra të tjera financiare në mënyrë që ta marrin pagën kalimtare prej 2 mijë eurosh në muaj. Ata kanë punuar për 2 muaj e gjysmë dhe pavarësisht kësaj, kompensimin kalimtar do ta marrin për 12 muajt e ardhshëm në rast se nuk rizgjidhen.
Për dy muaj e gjysmë sa punuan dhe u paguan, deputetët e legjislaturës së 10-të do t’i marrin edhe 12 paga shtesë nga 2 mijë euro në muaj nëse nuk fitojnë ulëse sërish.
Menjëherë pas shpërndarjes së kësaj legjislature, 85 deputetë u deklaruan para Kuvendit të Kosovës se nuk kanë të ardhura të tjera financiare, në mënyrë që të përfitojnë pagën kalimtare për 1 vit, pa punuar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKëtë pagë, që është në vlerën e pagës bazë, ua mundëson për një vit, Ligji për Detyrat dhe Përgjegjësitë e Deputetit, që nga dita e përfundimit të mandatit nëse nuk realizojnë të hyra financiare nga ndonjë burim tjetër apo nuk pensionohen.
Për punën prej dy muaj e gjysmë që bënë, 120 deputetët morën 350 mijë euro.
E për 12 muajt e ardhshëm, nëse nuk rizgjidhen, pagat e 85 deputetëve që u paraqitën si të papunë, mund t’i kushtojnë buxhetit 1 milion e 975 mijë euro.
Për këtë pagë aplikuan 46 deputetë nga Vetëvendosje, përfshirë shefen e grupit parlamentar, Arbërie Nagavci, pastaj Rozeta Hajdari, Shqipe Mehmeti Selimi, Fatmire Kollçaku, Hysen Durmishi, e Avni Dehari që është afër 80 vjeç dhe të cilit i takon pensioni.
Në PDK, këtë pagë e kërkuan 13 deputetë, në mesin e tyre edhe kryetari i Partisë, Bedri Hamza, shefi i grupit parlamentar, Arian Tahiri, e deputetët Elmi Reçica, Mërgim Lushtaku e Blerta Deliu.
Në LDK aplikuan 8 deputetë, në mesin e tyre shefja e grupit parlamentar, Jehona Lushaku, pastaj Hykmete Bajrami, Ukë Rugova, Lutfi Haziri e Doarsa Kica Xhelili.
Në AAK këtë pagë aplikuan ta marrin të 6 deputetët, përfshirë Ramush e Daut Haradinajn.
Ndërsa nga pakicat joserbe aplikuan 10 deputetë e nga Lista Serbe dy.
Këta deputetë, mandati i të cilëve përfundoi më 28 prill, miratuan krejt 11 ligje e 24 marrëveshje ndërkombëtare.
Ata mbajtën më shumë seanca të jashtëzakonshme sesa plenare.
“Gjatë Legjislaturës X Kuvendi ka mbajtur 24 seanca, prej tyre, 8 seanca plenare, 11 seanca të jashtëzakonshme plenare, 3 seanca solemne dhe 2 seanca të veçanta (përkujtimore)”, thuhet në përgjigjen e Kuvendit.
Pos për pagat direkte të tyre, buxheti u shpenzua edhe në forma të tjera për ta.
Për pagat e asistentëve që deputetët i angazhuan, nga shkurti deri në prill, u shpenzuan nga buxheti 190 mijë euro.
Kjo legjislaturë që u shpërnda pasi nuk arriti ta zgjedhë presidentin, i la pa i miratuar 10 projektligje.