Dritan Rexhepi ka mbërritur në Aeroportin e Rinasit të mërkurën pasdite. Rexhepi ishte i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare, por jo vetëm.
I njohur si “mjeshtër i arratisjeve”, Rexhepi u ekstradua në Shqipëri nga Turqia.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi qe arrestuar në Stamboll në nëntor të vitit 2023.
Përveç akuzës për trafik droge, "mbreti i kokainës" gjithashtu është i dënuar për vrasjen e dy policëve në Fushë-Krujë në vitin 1998 dhe rolin në rrëmbimin dhe zhdukjen e trupit të Jan Prengës në vitin 2020.
Ai kërkohej edhe nga autoritetet në Belgjikë, Itali e Spanjë.