Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Marsi e gjen Prishtinën të mbushur me gropa

Rreth 150 mijë vetura qarkullojnë në rrugët e Prishtinës çdo ditë.

Gropat dhe dëmtimet e rrugëve janë ato që i përcjellin shoferët në çdo lagje në përfundim të dimrit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Qytetarët e lodhur nga gjendja e njëjtë çdo vit kërkojnë një zgjidhje të problemit njëherë e mirë.

Ndërmarrja Publike Banesore thotë se edhe këtë vit do të vazhdojnë me mbulimin e gropave nëpër qytet.

Sipas tyre, është shumë i nevojshëm zgjerimi i divizionit për mbulimin e gropave.

Ndërsa, sipas Komunës së Prishtinës këtë vit nuk pritet të ketë ndryshime sa u përket gropave. Viti i ardhshëm do të jetë ai që do të sjellë ndryshime në këtë aspekt përmes një projekti të drejtorit të ri për Investime Kapitale, Krenar Xhaferi.