Sindikata e Policisë së Kosovës dhe ajo e Policisë së Sllovenisë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi ndërkombëtar që synon forcimin e lidhjeve sindikale dhe zhvillimin profesional të punonjësve të policisë në të dyja vendet.
Marrëveshja është nënshkruar nga kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës, Avdi Hoti, dhe presidentja e Sindikatës së Policisë së Sllovenisë – OPS Podravje, Anita Arzensek, duke vendosur themelet e një bashkëpunimi të qëndrueshëm dhe të barabartë ndërmjet dy organizatave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit të sindikatës së PK-së, kjo marrëveshje shënon moment historik për sindikalizmin policor në Kosovë, duke e vendosur organizatën në një rol më të fuqishëm brenda rrjetit evropian të sindikatave të policisë.
“Ky bashkëpunim ka për qëllim forcimin e solidaritetit sindikal ndërkombëtar dhe shkëmbimin e përvojave profesionale, organizimin e aktiviteteve profesionale, trajnimeve dhe seminareve të përbashkëta për përfaqësuesit sindikalë dhe punonjësit e policisë, zhvillimin e projekteve sociale, kulturore, sportive dhe edukative që kontribuojnë në mirëqenien e punonjësve, forcimin e bashkëpunimit institucional dhe sindikal në nivel evropian”, thuhet në njoftim.