Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se Kosova do të jetë mikëpritëse e stërvitjes më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe25/Immediate Response”.
Maqedonci ka thënë se përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi në Mnelë të Shqipërisë së bashku me komandantin e FSK-së, gjeneralllejtënant Bashkim Jashari, ka përcjellë stërvitjen e qitjes me mortaja 120 mm.
“Republika e Kosovës përmes Forcës së Sigurisë së Kosovës do të jenë mikpritëse të ushtrimit më të madh ushtarak në Evropë, “Defender Europe 25/Immediate Response ”. Përgatitjet për këtë ushtrim po zhvillohen sipas planit të paraparë dhe jemi të bindur se realizimi i tij do të jetë i suksesshëm. Sot, në Mnelë të Shqipërisë, së bashku me Komandantin e FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, vizituam ushtarakët tanë – konkretisht Togun e Mortajave të Regjimentit të Tretë të Këmbësorisë. Kjo njësi po zhvillon stërvitjen e qitjes me mortaja 120 mm, në kuadër të ngritjes së aftësive luftarake të FSK-së dhe përgatitjeve për ushtrimin “Defender Europe 2025”. Aty rikonfirmuam që ushtria jonë është në nivel të atyre të NATO-s për nga përgatitja profesionale, motivi dhe pajisjet në armatim! Së bashku më të fortë!” – ka shkruar Maqedonci në Facebook.