Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) e ka rrëzuar vendimin e Komunës së Podujevës për dhurimin e 345 m3 dru për familjet në nevojë.
Ministria ka vlerësuar se ky vendim është në kundërshtim me legjislacionin në fuqi dhe se drutë e konfiskuara mund të shiten vetëm me ankand publik dhe jo të falen. Komuna e Podujevës kishte tentuar disa herë që ta shesë këtë masë drusore, por pa sukses.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kuvendi Komunal i Podujevës në bazë të propozimit të Drejtorisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, ka marrë vendim që 345m3 dru zjarri të konfiskuara nga Sektori përkatës i DBZHR-së në asistimin e Policisë së Kosovës, nga dëmtuesit e pyjeve, të cilat ndodhen në depon e përkohshme në fshatin Peran t’u lejohet shpërndarja familjeve me gjendje të rëndë ekonomike”, ka thënë zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia. “Vendimi i Kuvendit pas shqyrtimit nga MAPL është vlerësuar se është në kundërshtim me dispozitat e legjislacionit në fuqi dhe se si i tillë mund të prodhojë efekte juridike”.
Ndërkohë, Komuna e ka nënshkruar një kontratë për shitjen e një mase drusore, por sipas zëdhënësit Zhitia, kjo nuk është pjesë e atyre 345 m3.
“Kontrata e nënshkruar më 29 mars për shitjen e masës drunore që gjendet në depon në fshatin Peran, është për shitjen e masës drunore-dru teknik dhe jo për dru zjarri siç bëhej fjalë në vendimin e Kuvendit, dhe rrjedhimisht masa e drunjve që janë shitur është në harmoni me masën totale dru teknik të ndodhur në depo”, ka theksuar zëdhënësi i Komunës së Podujevës.