Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani që të merren të gjitha veprimet për shpalljen e zgjedhjeve lokale të jashtëzakonshme në katër komunat veriore.
Krasniqi i ka thënë KOHËS se e ka informuar shefen e shtetit për përfundimin e mandatit të kryetarëve të Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, me rastin e dorëheqjes së tyre.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Është dërguar informimi për dorëheqjen e katër kryetarëve”, ka thënë ai.
Kryetarët e komunave veriore kanë dhënë dorëheqje në shenjë proteste kundër zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës për targa.
Bojkotimi i institucioneve të Kosovës nga përfaqësuesit serbë u zgjerua edhe në fusha tjera, si në siguri e gjyqësor.