Bashkëkryesuesi i Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim BE–Kosovë, Lukas Mandl, ka thënë se nuk mund të ketë një Republikë Sërpska në Kosovë, siç ekziston në Bosnjë-Hercegovinë.
Mandl ka shtuar se nuk guxon të cenohet Kushtetuta e Kosovës as integriteti i saj, raportoi televizioni publik.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka deklaruar se Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në Këshillin e Evropës dhe votimi i djeshëm në Komitetit për Politikë dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare, është shumë i rëndësishëm.
Madje ai tha se do ta ndihmojë Kosovën në anëtarësim të plotë.
Pas përjashtimit të Rusisë për arsye të kuptueshme nga Këshilli i Evropës, sipas tij, është krijuar një atmosferë me e mirë për shtetet e Evropës, me frymë liberale që Kosova t’i bashkëngjitet KiE-së.
Ndërkohë ai e ka përshëndetur vendimin e qeverisë lidhur me pronat dhe manastirin e Deçanit.
“Mund ta komentoj pjekurinë e Kosovës për sa i përket vendimit të manastirit të Deçanit, kjo është shprehje që Kosova arrin të zgjidhë çështje edhe në kohë tensionesh”, ka thënë Mandl.