Pas Vitisë e Klinës, Malisheva është qyteti i tretë që është vendosur në karantinë.
Në hyrje të qytetit janë vendosur postblloqe të Policisë së Kosovës, që nuk ka lejuar hyrje-daljet nga ky qytet, pos rasteve emergjente dhe bizneseve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVendimi duket se nuk u ka bërë shumë përshtypje banorëve të këtushëm pasi kanë vazhduar të dalin normalisht, raporton KOHA.
Qytetarët thonë se vendimi është i arsyeshëm, por kanë kërkuar kujdes më të madh nga institucionet, sidomos për punëtorët e sektorit privat.
Në barnatore kanë thënë se pas futjes në karantinë të këtij qyteti, kërkesat e qytetarëve për maska e dezinfektues janë rritur dukshëm.
Kryetari i Malishevës ka thënë se janë marrë të gjitha masat e duhura, dhe se janë duke u identifikuar të gjithë personat e ardhur nga Italia javëve të fundit.
Izolimi i kësaj komune u bë mbrëmjen e së shtunës, pas konfirmimit të një rasti pozitiv të një gruaje nga fshati Bubavec, e cila kishte ardhur nga Italia.