Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se ka folur me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai në një postim në rrjetin social X, ka thënë se ka ritheksuar “rëndësinë e dialogut me Kosovën dhe dënimin e Francës për çdo veprim të njëanshëm që mund ta dëmtojë këtë proces”.
“I përsërita atij bindjen time se e ardhmja e Serbisë është evropiane dhe shpresën që ajo të mund të ecë përpara, në një frymë dialogu, në rrugën e reformave dhe të anëtarësimit. Rivlerësuam marrëdhëniet mes Serbisë dhe Francës dhe vendosëm t’i forcojmë më tej bashkëpunimet tona. Diskutuam gjithashtu gjerësisht për situatën në rajon. Ritheksova rëndësinë e dialogut mes Serbisë dhe Kosovës dhe dënimin tonë për çdo veprim të njëanshëm që mund ta dëmtojë atë”, thuhet në postim.
Macron thotë ta ketë theksuar edhe rëndësinë që Franca i kushton stabilitetit, unitetit dhe sovranitetit të Bosnje-Hercegovinës, si dhe respektimit të sundimit të ligjit.
“Së bashku me vendet e Ballkanit Perëndimor, Evropa jonë do të bëhet realitet dhe do ta përqafojë fatin e saj – në unitet, solidaritet dhe përgjegjësi”, ka shkruar ai.
Je viens d'échanger avec le Président @avucic.
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) August 3, 2025
Je lui ai redit ma conviction que le destin de la Serbie était européen et mon espoir qu'elle puisse progresser, dans un esprit de dialogue, sur le chemin des réformes et de l'adhésion.
Nous avons fait un tour…