Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

LVV-ja kërkon në Fushë-Kosovë mbështetje të fortë edhe për një mandat

Albin Kurti

Me këngën për Mitrovicën është pritur në Fushë-Kosovë kandidati për kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Aty ai zgjodhi t’i jepte përgjigje një thirrjeje drejtuar nga pjesëmarrësit në turmë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Unë nuk lëshoj pe kurrë e atyne të tjerëve ju ka hupë edhe lapsi”.

Tek e lavdëroi qeverisjen e tij katërvjeçare, Kurti kërkoi 500 mijë vota edhe në Fushë- Kosovë.

“Këto katër vite janë vitet më të mira në Kosovën e çliruar dhe të pavarur për secilin qytetar dhe familje tonë", tha Kurti.

Kurti tha se zgjedhjet e 9 shkurtit janë referendum nëse qytetarët duan që të vazhdohet me qeverisje të mirë. E për kundërshtarët politikë pati kritika.

“Këta që ishin dikur në pushtet e kurrë mos u kthefshin.. këta ishat paguanin lobim për shkëmbim të territoreve.... Ata numrat e tjerë të dallaverxhve e të zhvatësve, të kriminelëve.. të atyre që e konsideruan popullin e Kosovës si bankë për pasurimin e tyre privat”, shtoi Kurti.

E kandidatja për deputete e LVV-së, Albulena Haxhiu, tha se në mungesë të përkrahjes së qytetarëve partitë e tjera politike po i anulojnë tubimet.

Tek foli para të pranishmëve, e lartësoi aksionin e Policisë për mbylljen e institucioneve paralele e kritikoi Prokurorinë.

“Njëra nga këto zyrat ishte në Fushë-Kosovë por nuk janë më. Ani se ata u lanë vetë nga Prokuroria.. madje kishe një deklaratë skandaloze.  ...ata thanë se nuk kemi dhënë urdhër që këto zyra të mbyllen. Pavarësisht kësaj Policia e Kosovës nuk u ndal”, tha Haxhiu.

Nga Fushë-Kosova tubimin zgjedhor Vetëvendosje e vazhdoi në Podujevë.