Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lushtaku: S’e votojmë asnjë kandidat të propozuar nga VV-ja

Mergim Lushtaku

Foto: Driton Paçarada

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, ka thënë se në mbledhjen Grupit Parlamentar të PDK-së kanë diskutuar zhvillimet e fundit rreth çështjes së presidentit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai ka thënë se nuk do ta mbështesin asnjë kandidat që imponohet nga partia e në pushtet, e as Andin Hotin, i cili u përfol se mund të jetë kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje.

Duke folur për ndonjë propozim nga PDK-ja, ai tha se partia të cilës i përket është e gatshme të jap emrin e kandidatit nëse ka marrëveshje politike.

E për qëndrimin në sallë nëse thirret seancë, Lushtaku ka deklaruar se nuk do ta bëjnë.

“Qëndrimi ynë është i njëjtë, ne kemi qenë pro që të kemi një kandidat për president konsensual. Kemi qenë me zemër që nëse është dikush nga familja Jashari ta votojmë, por e pamë qëndrimin e tyre. Derisa ka tentime me i dërgu në qosh opozitën dhe me imponu kandidatin  tyre, ne nuk pranojmë dhe me përgjegjësi qëndrojmë prapa qëndrimeve tona që kemi dhënë që mos me qenë mbështetëse të një pushteti autoritar. Ne e respektojmë çdo familje të respektuar edhe Andinin e kemi pas koleg, por ai është vartës i partisë në pushtet dhe derisa është në VV nuk kemi votë për të. Nuk do të qëndrojmë në sallë. PDK-ja është e gatshme me dhënë emrin nëse ka marrëveshje”, ka thënë ai.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi i Kosovës

Seanca për presidentin mbahet sonte, VV-ja propozon Konjufcën

Seanca për zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të Kosovës do të mbahet sonte. Burime për KOHËN...