Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lushaku-Sadriu e LDK-së: Jemi të lumtur që po shohim maturi politike nga VV-ja

Jehona Lushaku-Sadriu

Shefja e Grupit Parlamentare të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka cilësuar si maturi politike takimin mes liderëve të partive për çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Ditë më parë, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, takoi kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas një takimi që pati edhe me kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza. Diskutimet u tha se ishin me fokus në zgjedhjen e presidentit, teksa kanë mbetur edhe një javë afat. Takimi Kurti-Abdixhiku u mbajt pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, ndërsa para tyre Abdixhiku dhe LDK-ja refuzonin takimet me VV-në. Lushaku-Sadriu ka thënë se takimi u mbajt për shkak se ka pasur maturi politike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Si parti politike, jemi të njohur për qasjen tonë institucionaliste. Kemi qenë historikisht gardianë të shtetit dhe institucioneve. Në rrethana të caktuara, ka reciprocitet në sjellje politike ndaj udhëheqësve dhe partive politike. Ne kemi kritikuar në zgjedhjet e kaluara sjelljen e kryetarit të VV-së dhe diskursin që ka përdorur VV-ja përgjatë zgjedhjeve. Dhe atë e kemi bërë në mënyrën më të sinqertë sepse kemi dashur skenë politike më të emancipuar, dhe pa fyerje të arrijmë rezultate e të arrihet partneritet mes partive. Dihet botërisht që partneritetet ndërtohen kur ka mirëbesim dhe respekt të ndërsjellë. Janë vlerat bazike të partive. Për këtë kemi harmonizuar sjelljen tonë. Kjo ka ndryshuar si rrethanë dhe jemi të lumtur që sot po shohim maturi tjetër politike, edhe nga partia Vetëvendosje dhe për këtë jemi përgjigjur pozitivisht”, ka thënë ajo në “Konfront” të KTV-së të enjten.

Lexo përditësimet tjera
Kuvendi 13 shkurt

LIVE-Konfront: Loja politike me presidentin/en