Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pasi ky i fundit gjatë një konference për media i kërkoi LDK-së ta sjellë te shefja e grupit të LVV-së emrin e propozuar për kandidat për president.
Kurti ka thënë se LDK-ja asnjëherë nuk ia ka dërguar ndonjë propozim për president në takimet që liderët e partive kishin mbajtur lidhur me presidentin e ri. Njëjtë u përgjigj edhe kur u pyet për mundësinë e rikandidimit të Vjosa Osmanit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoE, Lushaku ka thënë se Kurti po e shkakton një krizë dhe se po e dërgon vendin në zgjedhje, teksa ka listuar tri, siç i ka quajtur ajo, “të vërteta” për Kurtin.
“Albini Kurti nuk po e don Vjosa Osmanin Presidente. Albini Kurti nuk po don kompromis me LDK-në. Albini Kurti deshti me e përmbys rendin kushtetues. Kaq e thjeshtë është. Kjo në fakt nuk është krizë politike. Është krizë e një njeriu që s’pranon rend e ligj! Ky njeri, fatkeqësisht po na dërgon sërish në zgjedhje”, ka shkruar Lushaku.