Deputetët e Listës Serbe s’e kanë pritur mirë dënimin me burgim të përjetshëm të dy terroristëve të “Banjskës” dhe një tjetri me 30 vjet burgim. Ata e kanë lëshuar sallën e Kuvendit sapo që deputetët shqiptarë u ngritën në këmbë për të vlerësuar dënimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.
E më vonë, kjo parti ka dalë me një reagim në të cilin ka dënuar vendimin e Gjykatës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Lista Serbe shpreh dënimin më të ashpër ndaj aktgjykimit me të cilin pjesëmarrësit në ngjarjet e Banjskës janë dënuar me dy burgime të përjetshme dhe një dënim prej 30 vitesh, pa paraqitje të provave të vlefshme, pa përcaktim të përgjegjësisë individuale dhe pa arsyetim të qartë të veprimeve konkrete që kanë ndërmarrë të akuzuarit”, thuhet në reagimin e kësaj partie, transmeton “Kossev”.
E në një reagim tjetër, zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, e ka cilësuar vendimin si “të marrë nën urdhra politikë”.
Blagoje Spasojeviq dhe Vladimir Toliq janë dënuar të premten me burgim të përjetshëm për rastin “Banjska”, kurse Dushan Maksimoviq u dënua me 30 vjet burgim. Ata janë dënuar për sulmin e armatosur në fshatin Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023. Sipas vendimit ata kanë qenë pjesë e grupit të serbëve, të armatosur rëndë, që fillimisht bllokoi urën në fshat, e më pas sulmoi policët që shkuan në vendngjarje për ta hequr kamionin nga rruga. Gjatë sulmit të serbëve të armatosur u vra rreshteri Afrim Bunjaku dhe u plagosën dy të tjerë policë. Grupi serb sipas organeve të drejtësisë udhëhiqej nga ish-nënkryetari i Listës Serbe Milan Radoiçiq, i cili gjendet në arrati bashkë me shumicën e të akuzuarve të tjerë.