Deputetët e Listës Serbe janë rikthyer në Kuvend të enjten në seancën e parë plenare të Kuvendit për sesionin vjeshtor.
Ata janë rikthyer në Kuvend pas një mungese prej gati pesë muajsh, vetëm për të siguruar vazhdimin e mandatit.
Menjëherë pas fillimit të seancës ata janë larguar.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, mandati i deputetit mbaron ose bëhet i pavlefshëm nëse ai mungon 6 muaj rresht në seancat e Kuvendit.
Ata për herë të fundit kanë marr pjesë në një seancë më 6 prill të këtij viti, kur gjithashtu ishin kthyer pas një mungesë disa muajëshe.