Gjykata Supreme ka vendosur që kryetarit të Komisionit Komunal Zgjedhor në Prizren Nysret Bytyqi, t’i ndërpritet masa e paraburgimit. Ai dyshohet për manipulim me vota në Prizren, në zgjedhjet parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor.
Sipas njoftimit të Supremes ai është liruar për t’u mbrojtur në liri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Me këtë vendim, Gjykata Supreme ka ndryshuar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prizren dhe të Gjykatës së Apelit, lidhur me caktimin dhe vërtetimin e masën së paraburgimit prej një (1) muaji ndaj të pandehurit, për shkak të veprës penale falsifikimi i rezultatit të votimit. Pas shqyrtimit të shkresave të lëndës dhe pretendimeve të paraqitura në kërkesë, Gjykata Supreme ka vlerësuar se dy instancat më të ulëta gjyqësore, nuk kanë dhënë arsyetim bindës dhe të qëndrueshëm lidhur me ekzistimin e bazës ligjore për caktimin e paraburgimit”, thuhet në njoftim.
Gjykata Supreme ka konstatuar se arsyetimet e dhëna lidhur me rrezikun e ndikimit në dëshmitarë apo përsëritjes së veprës penale janë të natyrës supozuese dhe nuk mbështeten në prova konkrete.
“Nuk rezulton se ekziston rrezik real që i pandehuri të ndikojë në dëshmitarë apo të përsërisë veprën penale, duke pasur parasysh se procesi zgjedhor ka përfunduar dhe rezultatet janë certifikuar. Gjykata Supreme gjithashtu ka theksuar se paraburgimi paraqet masë të fundit (ultima ratio), e cila duhet të zbatohet vetëm në mënyrë të jashtëzakonshme dhe vetëm kur plotësohen qartë kushtet e përcaktuara me ligj”, thuhet në njoftim.
Prokuroria Themelore në Prizren pretendon se Bytyqi ka shpërfillur kërkesat për rinumërim kur komisionerët i kanë shprehur dyshime për parregullsi.