Zëvendësministri në detyrë i Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari, është liruar nga posti.
Zyra e Kryeministrit ka njoftuar për këtë vendim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, por pa dhënë detaje për arsyet.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar sot nga detyra zëvendësministrin në detyrë të Zhvillimit Rajonal, Elldin Uglari”, thuhet në njoftim.
Edhe pse arsyet e shkarkimit të Ulgari nuk janë bërë të ditura, pak pas njoftimit, kryetarja e Unionit Socialdemokrat, Duda Balje, reagoi në Facebook me mesazhin: “Hakmarrja nuk ka nisur, veç ka vazhduar!”.
Megjithatë, ajo nuk e ka përmendur drejtpërdrejt këtë vendim në reagimin e saj.
KOHA ka dërguar pyetje në drejtim të Uglarit për lirimin e tij nga detyra, sapo të marrë përgjigje artikulli do të përditësohet.