Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lirohet nga detyra e u.d. të drejtorit në QKUK, Osman Hajdari

QKUK

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, Osman Hajdari, është liruar nga kjo pozitë.

Nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës kanë bërë të ditur për KOHËN se Hajdari u lirua nga kjo detyrë pasi është një nga aplikantët në konkursin drejtor të Spitalit të Prizrenit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Kjo për të siguruar garë transparente ndërmjet kandidatëve”, thuhet në përgjigje.

Bëhet e ditur se nuk bëhet fjalë për shkarkim, por vendim për rikthim në pozitën e mëparshme si drejtor i administratës në Spitalin e Prizrenit. 

“I njëjti është kthyer në detyrën e drejtorit të administratës në Spital të Prizrenit, pozitë që mbante para se të caktohej u.d. drejtor. Ju lusim që mos t'i jepet kahje tjetër meqë nuk bëhet fjalë për shkarkim, po një vendim për rikthim në pozitë të mëparshme dhe i njëjti ka qenë vetëm u.d. drejtor”, thuhet tutje në përgjigje.