Janë liruar nga paraburgimi polici V.V. dhe profesori SH.XH. nga Drenasi, të dyshuar se kanë abuzuar seksualisht me një të mitur, i njohur tashmë në Kosovë si “Rasti Drenasi”.
Ndaj tyre tash rëndon masa e arrestit shtëpiak.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKonfirmimin për ndryshimin e masës për ta e ka dhënë për Kohën Ditore, Imer Beka, kryeprokuror i Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Ai ka thënë se ata nuk janë liruar por masa e paraburgimit është zëvendësuar me masën e arrestit shtëpiak.
Në lidhje me këtë rast, në arrest shtëpiak vazhdon të qëndrojë avokati G.H., që dyshohet për të njëjtat vepra si polici dhe arsimtari, si dhe një gjinekolog F.A., i cili dyshet se jashtëligjshëm kishte kryer abort te vajza nga Drenasi.
Një javë më parë, Beka kishte thënë se rasti është afër ngritjes së aktakuzës.